MENU
klinika

Parimet kryesore prej të cilave nuk tundet

Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti prezanton platformën

10.06.2020 - 15:39

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti prezantoi platformën e tij për dialogun Kosovë Serbi.

Kreu i ekzekutivit tha se dialogu do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe se këtë të fundit do ta udhëheqë kryeministri i vendit.

“Do të jetë i panegociushëm në marrëveshjen për njohje reciproke, organizimi Kushtetues dhe shtetëror i Kosovës është i padiskutueshëm dhe marrëveshja që do të arrihet duhet të jetë në frymën e kushtetutës”, tha ai.

Kurse synimet e këtij dialogu Hoti tha se janë, njohja reciproke e cila siguron ulësen ne OKB dhe njohjen nga 5 vendet e BE-së, adresimi i çështjeve të hapura në mes dy vendeve dhe të shfuqizohet rezuluta 12 44.

Hoti tha se do të krijohet një forum i cili do të informohet për progresin e dialogut. Po ashtu tha se do të krijohet këshilli i ekspertëve për dialog.