MENU
klinika

Kategoria e Parë

Dinamo dhe Elbasani marrin “frymë” në ristart

06.06.2020 - 18:02

Pas rinisjes së Superiores në mesjavë, edhe Kategoria e Parë ka rifilluar ndeshjet e kampionatit. Sot janë luajtur 5 ndeshje në dy grupe të vlefshme për play-out, e thënë ndryshe skuadrat që luftojnë për të mos rënë në Kategorinë e Dytë.

Në Grupin A, spikat fitorja 2-0 e Dinamos ndaj Burrelit, që tashmë barazon një skuadër në fund. Blutë e Tiranës marrin “frymë”. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Veleçiku-Egnatia (“Reshit Rusi” në Shkodër) përfundon 1-1.

GRUPI A

Dinamo-Burreli 2-0

53′ Ortolani, 74′ Kolgega

Veleçiku-Egnatia 1-1

11′ Bega / 27 (ag) Bala

RENDITJA

5.Burreli               24

6.Egnatia             20

7.Tërbuni             15

8.Veleciku            14

9.Dinamo             14

10.Shkumbini i përjashtuar

Në Grupin B bie në sy fitorja bindëse e Elbasanit në Fushë-Krujë në shifrat 2-4. Një sukses shumë domethënës, që bën që verdheblutë të shpresojnë shumë për shmangur rënien, edhe pse ndodhen në fund. Fitore me vlera e Turbinës në Cërrik.

GRUPI B

Turbina-Oriku 1-0

50′ (p) Koldashi

Shënkolli-Devolli 1-1

6’ Gega / 15′ Nallbati

Iliria-Elbasani 2-4

53′ Pasha, 81′ Zira / 25′ Karati, 28′ (p), 59′ Balla, 72′ Nuri 

RENDITJA

5.Devolli              25

6.Oriku                24

7.Turbina             19

8.Iliria                  18

9.Shënkolli          18

10.Elbasani         16