MENU
klinika

"Kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës"

Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut/ Meta poston mesazhin e Papa Franceskut

14.06.2020 - 19:54

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, ka shpërndarë mesazhin e Papa Françeskut.

Në Twitter, Kreu i Shtetit shkruan se mesazhi i Atit të Shenjtë është “kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës, drejtuar shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit”.

Falenderoj Atin e Shenjte, Papa Francesku per mesazhin e Tij shpresedhenes, kuptimplote dhe gjitheperfshires drejtuar shqiptareve dhe mbare njerezimit ne Diten Boterore te Dhuruesve te Gjakut”, shrkuan Presidenti.

Ndërsa Papa Françesku u shpreh në mesazhin e tij se Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut është një mundësi për të inkurajuar shoqërinë të jetë solidare me ata në nevojë.

Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut është një mundësi për të inkurajuar shoqërinë të jetë solidare me ata në nevojë. Unë shpreh vlerësimin tim për të gjithë ata që kryejnë këtë veprim të thjeshtë por shumë të rëndësishëm për të ndihmuar të tjerët”, është mesazhi i Papa Françeskut