MENU
klinika

Çfarë pritet nga ky takim?

Djegia e afatit për përfundimin e Zgjedhores, Kim, Soreca dhe Norman i shkojnë në zyrë Bashës

01.06.2020 - 10:59

Pasi afati i palëve politike për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe britaniku Duncan Norman i shkojnë në zyrë Bashës në selinë blu.

Takimi vjen një ditë pasi palët nuk arritën marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Palët u dakordësuan dhe u zotuan që ta përfundonin Reformën brenda 31 majit por tashmë pas këtij premtimi të pambajtur ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje.

Ishte vetë Basha që më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve por i palëve. Një përfaqësues i ambasadës amerikane u përpoq dje në ‘deadline’ të bindë palët për konsensus por u shty për një afat të papërcaktuar puna e Këshillit Politik.

Sot Yuri Kim dhe Soreca kanë pranuar se palët janë ekremisht afër një marrëveshje por kanë iniciuar për një të shpejtë, tani, pa kushte të reja dhe të paarritshme për të filluar sa më parë negociatat.