MENU
klinika

Bundesliga, java 30

Dortmund “blindon” vendin e dytë

06.06.2020 - 19:30

Titulli në Bundesligë duket i pamundur, pasi Bayern Munchen nuk di të ndalet. Megjithatë, Borussia Dortmund bën detyrën dhe shtyn festën e bavarezëve, teksa fiton 1-0 në shtëpi me Hertha Berlin. Suksesi bën që verdhezinjtë të “bilndojnë” vendin e dytë.

Pavarësisht se u shënua vetëm një gol, ndeshja pati një ritëm të kënaqshëm. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me disa raste të mira shënimi për vendasit. Për Dortmund munguan yjet si Haaland, Hummels dhe Reus.

Në të dytën, vendasit rritën ndjeshëm ritmin dhe në 58’ Emre Can realizon një gol të bukur. Për miqtë, as aktivizimi i Piatek në 62’ nuk dha efekt. Humbja e parë pas 5 ndeshjesh që pas rifillimit për Hertha Berlin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN