MENU
klinika

Mijëra vetë nënshkruajnë peticion ndaj saj

Dua Lipa “tërmet” me deklaratat e saj kundër Izraelit

06.06.2020 - 16:14

Këngëtarja e famshme shqiptare para disa ditësh ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një postim anti-izrealit, ku mes të tjerash shkruan se ushtarët e IDF-së qëllojnë edhe mbi fëmijë.

Sipas mediave izraelite rreth tremijë vetë kanë nënshkruar një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa.

Sipas gazetës “Jeruzalem Post” organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

Dua Lipa, e cila ka në Instagram 46.3 milionë ndjekës, dënoi në postimin e saj “keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite” duke e krahasuar atë me dhu,nën racore të policisë në SHBA.