Rekordet janë bërë për t’u thyer, ndërsa paraja gjithnjë do të sundojë, edhe kur bëhet fjalë për në sport, për më tepër te boksi, një nga sportet më të lashta dhe më fitimprurëse ndër shekuj.
Sidomos për boksierët e mëdhenj dhe kampionë, janë ofruar shumë marramendëse. Shumat që fitohen nga reklamat apo të drejtat televizive janë të mëdha.
Dikur ishte Mike Tyson që arkëtonte shumë në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000, por nga 2007 e më pas amerikani Floyd Mayëeather theu limitet dhe sot njihet si sportisti më i pasur i të gjitha kohërave, duke kaluar edhe Michael Jordan të basketbollit. Më poshtë po ju sjellim duelet dhe fitimet e boksierëve për cdo sfidë:
1.Floyd Mayweather vs. Manny Pacquiao, maj 2015 – Në këtë duel amerikani fitoi 223.5 mln stërlina kundrejt 122 mln stërlina që fitoi rivali filipinas.
2.Floyd Mayweather vs Connor McGregor, gusht 2017 – Sërish Mayweather fitoi të njëtën shumë si në sfidën e pare, 223.5 mln, por këtë radhë kundërshtari i tij irlandez fitoi shumë herë më pak, vetëm 70 mln stërlina.
3.Floyd Mayweather vs Alvarez Canelo, shtator 2013 – 65 mln stërlina arkëtoi amerikani, kundrejt 9,7 mln të kundërshtarit.
4.Floyd Mayweather vs Oscar De la Hoya, maj 2007 – Në këtë rast Mayëeather fitoi më pak se kundërshtari, 20 mln në krahasim me 42 mln të kundërshtarit.
5.Evander Holyfield vs Mike Tyson, 1997 – 24.3 mln shkuan në xhepin e Tyson, ndërsa 28.4 mln stërlina në xhepin e Holyfield.
6.Lenox Lewis vs Mike Tyson, 2002 – Në këtë duel fitimet ishin të barabarta, 14.2 mln stërlina secili.