MENU
klinika

Në datat 2 e 3 qershor

Durrësi dhe rrethinat e tij 4 orë pa energji elektrike

01.06.2020 - 12:28

Në datat 2-3 qershor Durrësi dhe rrethinat e tij do të jenë 4 orë pa drita për shkak të disa punimeve të OST tek 110kV.

Remontet në rrjetin 110kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), do të kryhen gjatë fashës së orarit 09:00 – 13:00, dhe prek zonat sipas datave:

Më 2 qershor nuk do të ketë energji elektrike në Golem qendër, Seferaj, Mali Robit, Stan i ri, Qerret, Posta e policisë, hotel “Malvina”, stacion i trenit Golem, Shkembi Kavajë, Kastrati, Golem plazh, Viena, Miami beach dhe ish-Kompleksi “Xixa”.

Më 3 qershor nuk do të ketë energji elektrike në Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset gjatë autostrades,4 Rruget, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shenavlash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Plani i qeverisë pozitiv, por i pamjaftueshëm"

DW/ Ekspertët: Kriza e COVID-19 rrezikon ekonominë