MENU
klinika

Zbulohet kush është rasti ri

Durrësi vatër aktive e koronavirusit

07.06.2020 - 11:49

Një rast i ri është konfirmuar këtë të diel në Durrës duke e çuar në 10 numrin e përgjithshëm të infektuarve në këtë qytet.

Mësohet se rasti i ri i konfirmuar në qytetin bregdetar është një rast kontakti me të infektuarit e mëparshëm.

Ndërkohë një ditë më parë në Durrës është konfirmuar pozitiv për herë të dytë një mjek infeksionit, që ishte dhe kontakt me rastin e parë të infektuarës me koronavirus në këtë qytet.

Mjeku është nisur një ditë më parë me urgjencë drejt Infektivit për një mjekim më të specializuar.