MENU
klinika

Fati i Brexit nuk dihet tanimë...

Edhe një vit në BE? Sa do t’i kushtonte Britanisë?

08.06.2020 - 15:16

Mundësia e Brexit pa marrëveshjes është më e lartë se kurrë, sipas Zyrtarit Kryesor të Investimeve të Aviva Investors.

Peter Fitzgerald i tha Bloomberg se pandemia e koronavirusit potencialisht do të çojë në një nga recesionet më të këqija në historinë moderne, me PBB që bie në shifra dyshifrore. Fitzgerald deklaroi se mbështetësit e idesë së  Brexit pa marrëveshje do ta shohin recesionin si një shpërqendrim perfekt për të arritur çfarë duan.

Fitzgerald tha: “Në fund të fundit, BE ka një axhendë politike dhe jo thjesht një çështje ekonomike që përcakton suksesin e saj dhe se si ecën përpara. Për sa i përket Brexit, unë mendoj se njerëzit duhet të jenë shumë të shqetësuar.”

Remain more likely than no-deal Brexit: Aviva's Fitzgerald ...

“Unë mendoj se rreziku i një marrëveshje Brexit është ndoshta më i lartë tani sesa ka qenë në çdo moment të procesit.”, shtoi ai.

Muajin e kaluar Michael Gove zbuloi se qëndrimi në Bashkimin Evropian për një vit tjetër mund të kushtojë në Mbretërinë e Bashkuar midis 20 miliardë £ bruto dhe 10 miliardë neto.

Gove tha: “Po, për çdo vit anëtarësim, kostoja shtesë do të ishte midis 20 miliardë bruto dhe 10 miliardë neto”.

“Një faktor shtesë ndërlikues është se korniza aktuale shumëvjecare e BE-së përfundon në fund të këtij viti kalendarik. Do të kishte një MFF të re. Do të vendoset nga BE 27 dhe ne nuk do të kishim zë në atë proces. Pra, ne nuk mund ta dimë me çmim se sa mund të na kushtojë nëse do të binim dakord për një vit tjetër të tranzicionit të vazhdueshëm.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”