MENU
klinika

Negociatat/ "Me fuqinë e votës së lirë!"

Rikonfirmimi i 15 kushteve, Ahmetaj: Të rikthejmë trenin e Shqipërisë në shina

19.06.2020 - 16:45

Parlameni Europian, ka ri-konfirmuar 15 parakushtet për çeljen e negociatave me BE  dhe kjo gje ka sjellë reagimin e Gjeneralit Piro Ahmetaj.

Më poshtë statusi i plotë:

Parlameni Europian, ka ri-konfirmuar 15 parakushtet për çeljen e negociatave me BE. Sigurisht që, nuk është aspak lajm i gëzuar, por ngjarje e trishtë dhe një mesazh i fortë për Shqiptarët =koha për të reaguar fortë! Në 7 vjet, ka një papergjegjshmeri të frikshme ndaj çështjeve të integrimit euroatlantik & interesave mbarë-kombëtare.

Udheheqesi Global, rrogetar-kuvendarë, oligarkët dhe sekserët që kanë “pushtuar” institucionet shtetërore = vjellin frymë anti-perëndimore dhe anti- ?? në të “dy shtetet e nje Komb ?? të vetëm”, si dhe bëjnë pazare të “pista” për paranojën e përjetësimin e karrigeve të tyre. Për më keq, përtej betejave të “përgjakshme” në FB, RTV, etj kur ti dali gjumi nga droga & paranoja për kolltukun, treni gjithmonë i ikën! Ndërsa udheheqesi global bën llogje me Gjyzet dhe Lymet në Palo#Kuvend. Turp!

Demokracia, Siguria dhe Interesat Kombëtare në udhekryq. Sigurisht fajin nuk e ka bota, as vetëm SurrelQeveria= por edhe ata/ne që heshtin/m. Prandaj koha për reagim sot, nesër është vonë demokracia mbetet ilaçi i vetëm!

Me fuqinë e votës së lirë do mundemi të rikthejmë trenin e Shqiperise në shinat e aspiratave dhe vlerave euroatlantike.