MENU
klinika

COVID-19/ Kadastra e Durrësit në alarm

Familjarët e specialistes shtrohen në spital pas konfirmimit pozitiv

01.06.2020 - 09:29

Rezultati pozitiv me koronavirus i familjarëve të një specialisteje të sportelit të Kadastrës në Durres ka futur në alarm institucionin në qytetin bregdetar.

Punonjësja ka hyrë në periudhën e vetëkarantinimit 14 ditor, pasi famijarët e saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Përkatësisht dy nga famijarët e saj kanë rezultuar pozitiv dhe janë të shtruar në spital.

Në Kadastrën e Durrësit ka alarm, pasi nuk ka asnjë masë të marrë dhe të gjithë specialstet po presin udhëzimet që do japë ministria.

Frika mes punonjësve është e madhe pasi kontakti i kësaj specialisteje është me të gjithë specialistët e tjerë në çdo moment të ditës por edhe me qytetarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?

Durrësi në kohën e pandemisë