MENU
klinika

Tenisti: Kam mësuar nga ai

Federer me fjalë të mëdha në përvjetorin e Michael Jackson

29.06.2020 - 17:00

Plot 21 vite më parë u nda nga jeta një nga ikonat e muzikës botërore, Michael Jackson. Ai që ka folur për këngëtarin e madh është Roger Federer, ikona e tenisit, që shprehet se ka një lidhje të veçantë me të.

Në momentin që Jackson ndërroi jetë tenisti zviceran ishte duke luajtur në grand slam të Wimbledon. “Kur mora vesh atë lajm, ishte një ‘shock’ i vërtetë për mua. Jemi të dy të ngjashëm për sa i përket antagonizimit në atë që bëjmë apo ai ka bërë. Punën tonë e bëjmë me pasion, duke dhënë më të mirën. Ashtu ka qenë edhe ai”, – tha Federer.

Federer pranon se është një fans i Michael Jackson. “I di të gjitha lëvizjet e tij. Madje, një pjesë e mënyrës se si unë i lëviz këmbët në fushë e kam mësuar pikërisht nga lëvizjet e Michael Jackson në skenë. I kam mësuar ato dhe i përdor në fushë”, – u shpreh Federer.