MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im është mbipeshë, a rrezikohet nga ndonjë sëmundje?

06.06.2020 - 09:45

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam një problem që po e vuaj shumë me fëmijën tim. Ha shumë dhe pa kontroll, veçanërisht brumra. Edhe pse përpiqem të gatuaj gjëra të shëndetshme, ai nuk i preferon. Nuk mund ta kontrolloj gjithë kohës sepse është të shumtën e kohës në shkollë. Është një fëmijë obez dhe mua më shqetëson shumë shëndeti i tij veçanërisht në të ardhmen. Ju lutem, dua të pyes një mjek, cilat janë problemet e mudshme shëndetësore nga të cilat mund të preket një fëmijë obez?

 Mjeku: Përshëndetje zonjë. Keni të drejtë që shqetësoheni sepse në fakt obeziteti është një faktor potencial rreziku për shëndetin e fëmijës. Ne themi që një fëmijë obez do të vazhdojë të jetë obez dhe në moshë adulte dhe është i predispozuar për të patur disa patologji edhe në këtë moshë.

Në radhë të parë, gjithmonë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me diabet tip2 që është karakteristikë e moshës mbi 40 vjeç.

• Janë të rrezikuar nga sindromi i insuliono rezistencës si pasojë e problemeve të diabetit.
• Janë të predispozuar për të patur astmë bronkiale.
• Janë të predispozuar për sëmundje të zemrës.
• Janë të predispozuar për të rënë në gjendje depresive ose izolim social.

Pa dashur të ngre gjendjen e alarmit, pasi e kuptoj edhe pozicionin tuaj si prind ju ftoj të konsultoheni dhe me një mjek dietolog apo edhe endokrinolog. Si dhe të flisni më ngushtë më fëmijën tuaj.
Dua të përmend edhe ndikimin i obeziteti në zhvillimin seksual. Këta fëmijë mund të kenë patologji të ndryshme si pasojë e çrregullimeve hormonale që sjell obeziteti. Pesha e madhe tek këta fëmijë bën që të ketë ulje të receptorëve androgjenik. Pra, një mashkull nëpërmjet qelizave në teste do të prodhojë testosteronin, por në rastin konkret duke
qenë se këta fëmijë kanë ulje të mbaresave apo receptorëve androgjenik bën që fëmijët obez në krahasim me shumë të tjerë, të kenë mos zhvillim apo të rrezikojnë për një zhvillim të ngadaltë.
Fëmijët obez zakonisht kanë një penis më të vogël. Mund të mos zhvillohen testet gjë që sjellin pasoja serioze në të ardhmen dhe duken më shumë në moshën e pubertetit ku ky fëmijë do të ketë mangësi në nivelin e testosteronit, një hormoni kaq të rëdësishëm në drejtim të zhvillimit seksual për një mashkull.
Një vonesë në pubertet ndikon jo vetëm në zhvillimin e organeve seksuale por dhe në uljen e aftësisë riprodhuese. Këta fëmijë janë të predispozuar të kenë një ulje të numrit të spermatozoideve. Një person obez është gjithmonë i predispozuar për të patur problem me infertilitetin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.