MENU
klinika

Janë konfirmuar vetëm 8

Formula 1 gati të dyfishojë numrin e garave

25.06.2020 - 11:57

Deri tani janë konfirmuar 8 gara, madje është zyrtarizuar edhe kalendari me datat përkatëse, por Formula 1 pritet të publikojë ditët në vijim kalendarin e dytë të garave të sezonit 2020. Aktualisht, sezoni nis më 5 korrik në Zeltweg (Austri) dhe mbyllet më 6 shtator në Monza (Itali).

Sipas mediave italiane edhe gara e nëntë do të jetë në Itali, me shumë gjasa në Mugello. Madje Italia mund të presë edhe një garë të tretë, në pistën e Imola-s, ndërkohë që pistat e tjera që do t’i shtohen kalendarit janë ato të Portimao (Portugali) dhe Hockenheim (Gjermani).

 

 

Të gjitha garat do të zhvillohen pa tifozë për shkak të koronavirus. Vështirë se këtë vit do të shohim gara në Amerikën e Veriut apo atë Latine, por dy apo 3 gara mund të zhvillohen në Abu Dhabi, ku do të mbyllet ky sezon. Pritet që në total të jenë 16 gara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave