MENU
klinika

“Të mos ketë karantinë”

Formula 1, presion Britanisë për 2 gara në Silverstone

01.06.2020 - 13:23

Dy gara të njëpasnjëshme të Formula 1 në pistën e Silverstone duket se është e mundur. Drejtuesit e FIA-s patën ndërtuar kalendarin të tillë, por më 22 maj qeveria britanike nxorri rregullin që kushdo që hyn në territorin e saj do të karantinohej për 14 ditë dhe kjo vuri në dyshim pistën e Silverstone.

Mirëpo organizatat e ndryshme sportive në Europë dhe botë kanë ushtruar presion ditët e fundit ndaj Qeverisë Britanike për të hequr karantinën për sportistët që duhej të marrin pjesë në evente të rëndësishme dhe planifikuara më parë. Së bashku me FIA-n, edhe UEFA po bën presion e saj në mënyrë që të luhen ndeshjet e Champions dhe Europa League.

Sipas të gjitha gjasave, Britania e Madhe do të tërhiqet nga vendimi i garantimit, të paktën për sportistët, ku bëjnë pjesë edhe skuderitë e Formula 1. Nëse arrihet kjo, çdo gjë shkon sipas parashikimeve në garat e këtij sezoni në Formula 1, kuptohet me kalendarin e miratuar së fundmi.

Do të niset në Austri më 5 korrik, sërish më 12 korrik në këtë vend, pastaj më 19 korrik në Hungari dhe 26 korrik e 2 gusht në Silverstone të Anglisë. Pra, në harkun kohor të 1 muaji të zhvillohen 5 gara. Gushti nuk do të jetë pushim si vitet e kaluara, por do të vijohet në Europë me garat e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara