MENU
klinika

Nis më 5 korrik

Formula 1 raporton lajmin e mirë për tifozët

03.06.2020 - 13:29

Infektimi me Covid-19 i një piloti apo anëtari skuderie në Formula 1 nuk do të anulojë një garë. Lajmi i mirë vjen nga presidenti i saj, Chase Carey. Numri 1 i F1 dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv është i bindur se protokolli i hartuar minimizon në maksimum rrezikun për t’u infektuar nga koronavirusi, ndërsa shtoi se çdo skuderi ka pilotë rezervë dhe nuk do të përjashtohet totalisht nga pjesëmarrja në gara.

“Infektimi me virusin nuk do të çojë në një anulim të garës. Nëse një pilot rezulton i infektuar, ekipet kanë në dispozicion ata rezervë. Ekziston një rregullore e rreptë në protokollin e Formula 1 dhe, nëse skuderitë nuk u binden, është në dëmin e tyre” – ka deklaruar numri një i Formula 1.

Deklarata ka qetësuar tifozët që, duke nisur nga 5 korriku, mund të ndjejnë emocionet e kampionatit më të bukur të garave me makina. Ditën e djeshme, Formula 1 zbuloi edhe kalendarin për vitin 2020. 8 garat do të presin këtë edicion, i cili do të zhvillohet i gjithi në Europë. Sezoni fillon me dy garat e Austrisë më 5 dhe 12 korrik.

Hungaria do e zhvillojë Çmimin e Madh më 19 korrik për t’i lënë më pas vend Britanisë së madhe me 2 garat e Silverstone. Spanja dhe Belgjika gjenden gjithashtu në kalendarin  e Formula 1 për të  gjithçka në Itali më 6 shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave