MENU
klinika

Vlerësimet nga Napoleoni tek Hygoja…

Francezët të çmendur pas Aliu të Tepelenës

10.06.2020 - 06:49

Ali Pasha është një nga figurat më kontradiktore të shek. XIX. Ai u vlerësua nga Hygoi, Dumas etj. U quajt kolos, u quajt Napoleon i dytë por në të njëjtën ishte një burrë i pamëshirshëm, një gjakatar në orientin që ishte në dekadencë.

1. Gjatë kohës kur Franca po fillonte të shfaqte ambicie ekspansioniste në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, në letrat e ndryshme të Napoleonit me gjeneralët francezë, ai shpreh opinionin se nuk mund të gjente njeri më të përshtatshëm për t’i besuar këto territore sesa Ali Pashës.

Napoleon Bonaparti, perandor i Francës
Në 1806 Napoleoni kishte marrë një dhuratë nga Ali Pasha, një shpatë të cilën e kishte pranuar me kënaqësi.

Ja çfarë thotë në një letër Napoleoni për Ali Pashën:

“Nëse Korfuzi bie në duart e mia, nuk mund t’ia besoj tjetër njeriu më të mirë se Ali Pashës. Duhet që letra dhe instruksionet e mia të bëhen të tilla që të mos kuptohen qartë nëse bien në duart e agjentëve.

Besoj se Ali Pasha shumë gjëra i bisedon dhe me Portën e Lartë… E mora letrën që më kishte nisur sekretari juaj dhe përmbajtjen e kuptova.

U binda për miqësinë e tij; ju kam dhënë prova të veçanta të dashurisë sime, prandaj dua që ju të ndieni efektin. Do të urdhëroj gjeneralët e mi që të bien dakort me ju. Paqja është vendosur mes meje dhe perandorit të Rusisë, duke përfshirë këtu edhe Portën e Lartë. Do të pranoja gjithnjë me kënaqësi gjithçka që do të vinte nga ana juaj.”

Një vlerësim tjetër për Ali Pashën na vjen po nga një francez, i magjepsur nga përsonaliteti i tij jo i zakontë.

2. Honore de Balzak (1799-1850), babai i realizmit i letërsisë europiane, do të shkruante plot adhurim për këtë figurë të Orientit i cili ishte i vetmi që po ngrente krye ndaj Portës së Lartë.

Honore de Balzak
Honore de Balzak ishte një shkrimtar francez dhe autor i mbi 30 novelave dhe i 5 pjesëve teatrore, me kryeveprën “Komedia njerëzore”, ku janë përfshirë rreth 95 romane.

…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo, të më bënte bile edhe trashigimtarin e vet. Po mua më kish ardhur në majë të hundës me atë jetë; sepse, në fund të fundit, Aliu i Tepelenës është në konflikt me Portën.

Prandaj edhe unë, e shihja me vend të merrja drejtimin për nga porta e të dilja jashtë. Për, hakun, ama, s’duhet t’ia hazotërisë së Tepelenës.

Se, në fakt, më dëndi me dhurata: diamante, sa të duash, 10.000 galera, 1.000 verdhushka, një greke të bukur për shërbëtore, një arnaut të vogël për shoqëri, dhe një kalë arab.

Eh, Ali Pasha i Janinës është njeri që hajt ta marrësh vesh! Duhet historian që të flasë për të. Vetëm në Orient, ka shpirtra të tillë gur e shkruar gurit, që njëzet vjet të tëra bëjnë gjithçka për të vënë në vend një fyerje që u është bërë një ditë të bukur. Pale që kishte mjekrën më të bukur borë të bardhë që s’është parë ndonjëherë, në atë fytyrë të ashpër dhe të sertë…”

3. Aleksandër Dumas (1802-1870) ishte romancier francez që admironte natyrën shqiptare dhe kulturën e saj.
Ishte mjeshtër i përshkrimit të ngjarjeve historike që i vishte me ngjyra letrare.

Shkroi veprën madhore “Krime të fshehta” në 3 vëllime, ku trajtohet me hollësi veprimtaria e Ali Pashë Tepelenës dhe natyra shqiptare.

Aleksandër Dumas
Për Ali Pashë shkruan:

Në kulmin e marrëdhënies së tij kishte qejf ta thoshte hapur se ishte pikërisht ajo e ëma, që e kishte qejf ta thoshte hapur se ishte pikërisht ajo e ëma që e kishte bërë të mbërrinte aty ku ndodhej.

“Gjithçka ia detyroj nënës sime, i thoshte ai një ditë konsullit të
Francës, sepse im atë, kur vdiq, nuk më la veçse një konak e disa ara. Mendja ime e ndezur nga këshillat e saj që më dha dy herë në jetë, sepse më bëri edhe njeri, edhe vezir, më zbuloi fshehtën e fatit që më priste.

Që atëherë Tepelena për mua nuk qe veçse trualli i lindjes, nga i cili duhej të lëmohesha për të rënë mbi prenë që e përpunojë në kokë. Ëndërroja veç për fuqi, thesare, pallate, për gjithçka që koha ka krijuar e më premton sepse caku ku kam arritur nuk është fundi i shpresave të mia”.

4. Viktor Hygo (1802-1885) ishte shkrimtar francez, që renditet ndër më të mëdhenjtë në Francë por edhe në mbarë botën. Shquhet, veçanërisht për kontributin e rëndësishëm politik në krah të luftëtarëve francezë kundër Perandorisë së Dytë si mbrojtës i regjimit republikan.

Viktor Hygo
Më 1829, boton vëllimin poetik “Orientalët” nga e cila po japim disa pjesë nga parathënia:

“Gjithë kontinenti po anon nga Orienti. Do të shohim gjër të mëdha. Barbaria e vjetër aziatike ndoshta nuk është aq e zhveshur nga njerëz të mëdhenj sa ç’pandeh qytetërimi ynë.

Duhet rikujtuar se ajo prodhoi të vetmin kolos që ky shekull mundi të vërë ballë përballë Bonapartit, mjaft që edhe Bonaparti të kish parë silah; atë njeri gjeni, turk e tartar në të vërtetë, atë Ali Pashë që është për Napoleonin çka është tigri për luanin, skifteri për shqiponjën…”

5. Fransua Pukëvil (1770-1838) ishte mjek, diplomat, arkeolog e historian francez, ai botoi ditarin me titull: “Udhëtime në Epir, Kostandinopojë, Shqipëri dhe vise të tjera”.

Pikturë e Pukëvilit në Janinë
Vepra e tij ka rëndësi për historinë e Shqipërisë, pasi atje ka mjaft përshkrime të jetuara për masakrat e Homovës, Shën Vasilit hde Kardhiqit.

I frymëzuar nga vepra e Pukëvilit, Aleksandër Dumas shkroi romanin “Konti i Montekristos” (vajza e supozua e Ali Pashës, Hajdeja, martohet me kontin).

Për Ali Pashën, Pukëvili shkruan:

“Zhbirues i kujdesshëm, pyetjet i kishte gjithmonë tinëzare, kurse përgjigjet gjitëh gallëri dhe kurdoherë false, sadoqë në dukje të çiltra. Pretekstet i gatuante fët e fët, shkakun e vërtetë e vinte në lëvizje e mbante të fshehur.”