MENU
klinika

Ballshiotët kryejnë testet

Futbollisti pozitiv me Covid-19, Bylis-Tirana në dyshim

02.06.2020 - 10:23

Një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një ditë para rinisjes së Kategorisë Superiore. Kur gjithçka po shkonte sipas parashikimeve dhe të mërkurën pritet të rifillojë kampionati, Superiorja ka konfirmuar rastin e parë të prekur nga Koronavirus.

Bëhet fjalë për një lojtar në radhët e Bylisit, i cili ka marrë konfirmimin për rezultatin pozitiv në mbrëmjen e së hënës. Ndonëse emri i futbollistit është kërkuar të mbahet i fshehtë, mësohet së bëhet fjalë për Eridon Qardakun, i cili në ditët e fundit kishte udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku ka rënë në kontakt me virusin.

Tashmë do të vijojë hetimi epidemiologjik për personat e afërt me futbollistin, i cili do të kryejë edhe një tjetër testim. Qardaku është izoluar në spitalin e Fierit, ndërsa i gjithë ekipi i Bylisit i është nënshtruar testeve. Sipas llogarive, duhen 12 orë të dalin përgjigjet.

Ky fakt vendos në rrezik ndeshjen Bylis-Tirana, e programuar për të mërkurën në orën 17:30 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Tashmë priten vetëm përgjigjet e rezultateve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sezonin e ri, në stadiumin tonë”

Demi “bekon” para kohe Tiranën për titullin

“Ashtu siç rrinë yjet përreth Hënës”

“Fanatics”: As pandemia nuk na ndal për Tironën