“Pandemia e COVID-19 tregoi se Gjermania duhet të përgatitet për një veprim të jashtëzakonshëm solidariteti me vendet e tjera të Bashkimit Europian”. Kështu deklaroi kancelarja Angela Merkel.
“Reuters” shkruan se Berlini po përgatitet të marrë presidencën e rradhës së BE-së më 1 korrik.
Kancelarja tha se fondi i propozuar i rimëkëmbjes, që do të rrisë borxhin e BE-së dhe do të transferojë parë në vendet e goditura më së shumti nga ndikimi ekonomik i krizës së COVID-19, ishte përgjigje për këtë situatë.
“Pandemia është një sfidë me dimensione të pashembullta. Vendet anëtare të BE-së duhet të ruajnë tregun e tyre të brendshëm dhe të paraqesin një front të bashkuar në botë”, tha ajo në një intervistë me të përditshmen “Sueddeutsche Zeitung”.