MENU
klinika

Detaje nga rasti i parë pozitiv

Gjirokastra futet në hartën e COVID-19

11.06.2020 - 08:30

Shënohet rasti i parë me Covid-19 nga Gjirokastra, e cila ka qene nje zone e paster gjate gjithe kohes qe vendi ishte ne izolim.

Raportohet se bëhet fjalë për një pacient, 67 vjeç nga Dunavati, i cili është kuruar në Tiranë për hepatitin C dhe dyshohet se është infektuar me Covid-19 në spital.

Pacienti, i prekur se fundi edhe nga koronavirusi prej datës 20 maj ka qene per mjekim ne QSUT. Pas konfirimit pozitiv te tij, aktualisht ne Gjirokastër po bëhet tamponimi i familjarëve.

Gjirokastra nuk ka pasur asnjë rast të deklaruar zyrtarisht me Covid-19 që prej shfaqjes së pacientit të parë në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërndahen broshura sensibilizuese

Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në pikat kufitare