MENU
klinika

"Nuk ka shitje, kemi falimentuar"

Gjysma e dyqanve në tregun industrial të Beratit ulin qepenat

28.06.2020 - 12:46

Më shumë se gjysma e bizneseve në Tregun Industrial në Berat janë detyruar ti vënë “drynin” bizneseve të tyre për shkak të mungesës së shitjes. 180 biznese nga 320 që ka ky treg kanë shpallur falimentimin dhe dorëzuar dyqanet që përdornin prej vitesh për tregtim.

Rihapja e Tregut Industrial në Berat,pas pandemisë Covid-19,është shoqëruar me problematika të shumta për tregtarët e këtij tregu,ku shitjet janë ulur me 50% dhe kjo edhe për shkak të mungesës së transportit urban brenda qytetit.

Tregtarët ankohen se nuk ka fare lëvizje dhe se situata për ta është shumë e vështirë. Ata pohojnë se,pas hapjes së tregut pas pandemisë së koronavirusit shitjet janë shumë të pakta,xhirua ka rënë fare,nuk ka pasur fuqi blerëse për momentin dhe dyqanet kanë falimentuar e janë mbyllur.

“Kam më shumë se disa ditë pa shitur, xhirua ka rënë fare, njerëzit nuk vijnë dot për të blerë sepse mungon transporti urban,dyqanet kanë falimetuar dhe janë mbyllur”,-shprehen tregtarët.

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet

Fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, si nisi gjithçka