MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Goditi me grushte rivalin, dënohet Grezda

04.06.2020 - 15:47

Eros Grezda ka mësuar sot masën e ndëshkimit për sulmin fizik ndaj Antonio Čolak, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, të luajtur ndaj Rijekës në Rujevica. Historia që ndodhi të dielën, pas gjysmëfinales, ka ditë që diskutohet mes futbolldashësve kroatë, për fat të keq.

Pas humbjes së Osijekut (3-2), 25-vjeçari i kombëtares shqiptare sulmoi lojtarin e Rijekës në parkingun e stadiumit, e goditi në kokë me grushte. Gjithçka është regjistruar nga një kamera dhe tani dënimi ka mbërritur.

Komisioni disiplinor i HNS vendosi të ndëshkojë Grezdën me 4 ndeshje pezullim. Sipas mediave kroate, ky penalizim është shumë i butë, duke marrë parasysh që, sipas rregullave disiplinore, mund të dënohej edhe me 6 ndeshje për një vepër të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN