MENU
klinika

Dueli vijon në distancë

Ronaldo-Messi, krahasimi përmes golave

27.06.2020 - 13:56

Dualiteti mes tyre vijon në kampionate të ndryshme. Natyrisht, nuk është më ai intensitet i disave viteve më parë, kjo edhe për faktin se mosha bën të vetën. Megjithatë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo sërish mbeten më të mirët në botë.

Vitet 2010 ishin padyshim ato të duelit midis portugezit dhe argjentinasit, që përgjatë disa sezoneve të fundit kanë ndarë trofe personalë dhe ekiporë, rekorde personale dhe faqet e para të mediave sportive të botës, sa iu përket golave të shënuar.

Por, sa gola kanë shënuar Messi dhe Cristiano Ronaldo në karrierën e tyre profesionale, deri më sot? Këtu janë të gjithë numrat monstruozë të dy yjeve të futbollit, plot 11 herë së bashku fitues të “Topit të Artë”, 6 herë mesi dhe 5 herë Ronaldo.

Një sfidë e gjatë, që vjon në distancë prej kalimit të luzitanit te Juventus. Shifrat e dy tabelave të mëposhtme janë aktualizuar ditën e sotme dhe tregojnë 729 gola në 1005 ndeshje për CR7, me një mesatare prej 1.37 gola për ndeshje.

Në “llogoren” tjetër qëndron “Pleshti”, me 710 gola në 902 ndeshje. Mesatarja e finalizmit të argjentinasit është 1.27 gola për ndeshje. Për Messin janë llogaritur edhe 11 gola te Barcelona C dhe B. Krahasimet mes të dyve, si bombera, mund t’i bëni vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit

Pasuria e të parit shkon në 18 miliardë euro

10 futbollistët më të pasur, nuk prin Messi dhe as CR7