MENU
klinika

Përhapja e COVID-19 në shkolla

Greqia karantinon qytetin verilindor të Xanthit

12.06.2020 - 11:10

Qeveria ka marrë masa për qytetin verilindor të Xanthi-t duke e rikthyer në karantinë. Ditën e djeshme Xanthi shënoi shumicën e rasteve ditore, 15 nga 20 që u regjistruan në total.

Për më tepër ditën e djeshme u mbyllën 5 shkolla fillore pasi një mësues 47- vjeçar rezultoi me koronavirus dhe 80 mësues u vetëkarantinuan.

Tashmë për një javë Xanthi do ketë orën policore 21:00- 07:00 teksa gjithë shkollat do jenë mbyllur.