MENU
klinika

Bukuroshja në panik

Hajdutët, kërdi në shtëpinë e gazetares sportive

07.06.2020 - 12:34

Është një emër i njohur jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë, madje edhe për shqiptarët. Bëhet fjalë për gazetaren dhe moderatoren sportive Diletta Leotta, që me hiret e saj “tërbon” tifozët në stadium. Por asaj i ka ndodhur një surprizë e pakëndshme.

Mbrëmë natën hajdutët janë futur në shtëpinë e saj në Milano duke vjedhur sende me vlerë, si orë Rolex, unaza dhe para në cash. Një dëm i cili shkon në vlerën e 150 mijë eurove, të paktën nga vlerësimi paraprak.

Policia ka mbërritur me vonesë dhe ka marrë vetëm gjurmët e keqbërësve, por ende nuk ka asgjë në lidhje me identifikimin e tyre. I rëndësishëm është fakti se në këtë situatë bukuroshja Leotta nuk ka pësuar asnjë sulm fizik.