MENU
klinika

Kapela Sistine

Hapen muzetë e Vatikanit!

04.06.2020 - 11:24

         Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të mbushur plot… Është mundësia juaj!

Muzetë e Vatikanit u hapën pas tre muajsh mbylljeje, si pasojë e koronavirusit. Por, kryeveprat e mëdha të rilindjes apo artefaktet e lashta romake dhe egjiptiane, mund të vizitohen vetëm duke rezervuar online, me qëllim evitimin e grumbullimit të turmave.

kolana e librave

Është e detyrueshme, matja e temperaturës dhe përdorimi i maskës mbrojtëse. Megjithatë, këto janë bezdi të vogla në këmbim të vizitës në Kapelën Sistinë, vetëm me 25 persona, për të kundruar mbulesën e saj të famshme, pikturuar nga Mikelanxhelo, shekullin e 16-të.

Muzetë e Vatikanit, u vizituan nga rreth 7 milionë turistë vitin e kaluar, që përbëjnë edhe burimin më të besueshëm të të ardhurave të Selisë së Shenjtë, duke gjeneruar rreth 100 milionë dollarë në vit.