MENU
klinika

Çfarë pret ai nga Qeveria e re?

Heldt: LDK luftoi nepotizmin, korrupsionin në Qeveritë e kaluara

04.06.2020 - 10:31

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka reaguar sot për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku u zgjodh Avdullah Hoti i LDK’së kryeministër.

Në këtë reagim Heldt ka thënë se qeveria paraprake në të cilën ka qenë pjesë edhe LDK, ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit.

Sipas tij, të njëjtat standarde priten edhe nga qeveria që do ta drejtojë Avdullah Hoti.

“Kosova ka një qeveri të re, e votuar nga një shumicë e nevojshme prej 61 deputetëve të zgjedhur. Qeveria paraprake me pjesëmarrjen e LDK’së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë tani standardet që ne presim të fillojë”, ka shkruar Heldt në profilin e tij zyrtar në twitter.

Held ka thënë se tashmë Kosova ka përpara sfida të jashtëzakonshme, duke përmendur pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe ka potencuar se Ambasada gjermane do të jetë bashkëpunuese me kryeministrin Avdullah Hoti dhe qeverinë e tij për punët serioze që presin përpara.

Sipas Heldt, dialogu i drejtuar nga BE, sundimi i ligjit, qeverisja pa korrupsion dhe pa nepotizëm dhe qeverisja me standardet e vendosura janë punët që e presin qeverinë Hoti.

Sipas diplomatit gjerman një gjë e tillë duhet të bëhet për Kosovën dhe për qytetarët.

Kujtojmë se Heldt kishte qenë kundër rrëzimit të qeverisë që drejtohej nga Albin Kurti. Pak para se të dërgohej në Kuvendi mocioni për rrëzimin e Qeverisë, Heldt bashkë me ambasadën franceze i kishin dërguar një demarsh LDK’së për të mos e vendos në rend dite mocionin për rrëzimin e Kurtit.

Megjithatë Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e vendosur për ndarjen e rrugëve me LVV’në meqë zyrtar të partisë që drejton Isa Mustafa thonin se nuk duan të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuvendi miratoi dje qeverinë e re

Avdullah Hoti merr sot zyrtarisht detyrën