MENU
klinika

Teste te Tirana

Hetim epidemiologjik, Ministria kërkon shtyrjen e ndeshjes

05.06.2020 - 20:31

Kur u mendua se gjithcka po shkonte mirë sa i përket futbollit, me një rast të izoluar te Bylis sa i përket Covid-19, vjen vendimi i fundit që trazon ujërat e Superiores. Tiranës nuk i kërkohet vetëm të testojë lojtarët për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka dërguar një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku i kërkon që të shtyjë ndeshjet e planifikuara derisa të përfundoje hetimi epidemiologjik. “Proçesi Sportiv” publikoi dokumentin që Minsitria e Shëndetësisë ka dërguar në adresë të 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Tirana vendosi ditën e sotme se do të testojë lojtarët dhe stafin teknik para takimit të radhës në Gjirokastër me Luftëtarin.

LETRA E MINISTRISË DREJTUAR KLUBIT TË TIRANËS

“NJVKSH-ja ju njofton dhe ju rekomandon për sa më sipër që masat do të ndiqen për KF Tiranës:

1.Më datë 07.06.2020 do të kryhet testimi për COVID-19 me marrjen e mostrave nazofaringeale nga NJVKSH-ja Tiranë për të gjithë skuadrën që ka marrë pjesë në ndeshjen e datës 03.06.2020 Bylis-Tirana. I gjithë stafi do të izolohet deri në përfundim të hetimit epidemiologjik.

2.Ndeshjet e skuadrës, sipas kalendarit të aktiviteteve të FSHF-së, të shtyhen deri në përfundim të hetimit epidemiologjik.

3.Stafi mjekësor i skuadrës së Tiranës të marrë masa për mbikëqyrjen të stafit dhe zbatimin e masave dhe protokolleve anti-COVID 19.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 27

Tirana e rinis ku e la, Kukësi vuan shumë