MENU
klinika

Jep arsyet pse do e transmetojë në emision

Historia e përdhunimit shkakton debat, reagon Arbana Osmani

04.06.2020 - 10:48

Të shtunën, në “Dua të të bëj të lumtur” do të trajtohet historia e një vajze që rrëfen abuzimin seksual në moshën 12-vjeçare nga roja i Jetimores së Shkodrës, abuzim që vazhdoi edhe pasi rasti u denoncua në polici, këtë herë duke qenë polici abuzues.

Historia e përdhunimit në emision shkakton debat: Reagon Arbana Osmani

Nisur edhe nga ngjarja e fundit e abuzimit ndaj një 15-vjeçareje dhe problematikës së trajtimit mediatik, në rrjete sociale pati edhe kundërshtime për publikimin e rasteve të tilla.

Në Instagram, moderatorja tha:

“Vajza sot është 27 vjeç (jo 12) dhe ka ardhur në studio për të falenderuar psikologen që i ka qëndruar pranë në ditët e saj më të vështira. Ajo ka rrëfyer për abuzimet (që kanë nisur në moshën 12-vjeçare) sepse në këtë mënyrë dëshiron t’i japë kurajo kujtdo që abuzohet ende sot në këto institucione. Ajo ka zgjedhur të dalë në program me fytyrë dhe zë për të kërkuar ndihmë sepse ndihet e paragjykuar. Programi gjithsesi ka kontaktuar instancat më të larta që ajo të marrë mbrojtje pas rrëfimit edhe pse vajza ka thënë që nuk ka frikë.”

Historia e përdhunimit në emision shkakton debat: Reagon Arbana Osmani