MENU
klinika

"Nuk zgjedh mes SHBA-së dhe BE-së"

Hoti: Do të jem kryenegociator në dialogun me Serbinë

05.06.2020 - 07:33

Kryeministri Avdullah Hoti zotohet se do jetë ai kryenegociator i dialogut Kosovë- Serbi. Ai tha se kështu e përcakton Kushtetuta prandaj që ai do të jetë në krye të negociatave.

Po ashtu ai thotë se në këtë dialog nuk do të bëjë dallime mes SHBA-së dhe BE-së dhe një gabim të tillë nuk ka për ta bërë si kryeministër i Kosovës.

“Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta. Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi me të dyja. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, Kurti me veprimin e tij që të mos e bëjë pranim-dorëzimin e detyrës, nuk ka treguar kulturë institucionale. Ai ka thënë se nuk ndihet i zemëruar me bashkëpartiaken Vjosa Osmani, që nuk kishte udhëhequr seancën e Kuvendit kur ai u zgjodh kryeministër. Teksa ka thënë se është e drejtë e Osmanit të delegojë udhëheqjen e seancave, Hoti ka shtuar se “nuk më ka zemëruar”.

Hoti u bë kryeministër të mërkurën e 3 qershorit me minimum votash, 61. Ai mori detyrën pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin që të mandatonte Avdullah Hotin për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit më 25 mars.

Çfarë i shqetëson eurodeputetët?

Serbia si “kërcënim” për BE

Media e Beogradit me gjuhë të fortë nacionaliste

“Serbia, do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë!”

60 mln euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës nuk kursehet

Sërish kundërshti Minishengenin Ballkanik

Kurti: Shqiptarët do të jenë vetëm konsumatorë