MENU
klinika

"E njoftova Grenell"

Hoti: Nuk do jem në takimin me Vuçiç në Washington

25.06.2020 - 07:18

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, a bërë e dije se nuk do të jetë pjesë e takimit e 27 qershorit me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoti thekson se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet që të merret me situatën.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”,-shprehet Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Thaçi duhet të japë dorëheqjen e të shkojë në Hagë"

Analistët për VOA: Bisedimet Kosovë-Serbi në pikëpyetje!?