MENU
klinika

Panele mbrojtëse nga errozioni

Investohen 45 mln lekë në argjinaturën e lumit Shkumbin

06.06.2020 - 13:19

Qindra hektarë tokë bujqësore dhe dy lagje të Cërrikut shpëtojnë nga përmbytja pas investimit në një pjesë të argjinaturës së lumit Shkumbin. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Cërrik për të parë nga afër këtë ndërhyrje të domosdoshme për atë zonë.

“Kjo është një vepër që mbron jo vetëm qindra hektarë tokë, të cilat tashmë po marrin një zhvillim, por mbron nga përmbytja dy lagje të Cërrikut si “Ferma” dhe “Shelgu”. Është një ndërhyrje që më në fund do të sistemojë këtë pjesë të shtratit të Shkumbinit, si dhe do të mbrojë prodhimin bujqësor të fermave këtu afër”, tha Çuçi.

Vlera e këtij investimi është 45 milionë lekë. Krahas rindërtimit të argjinaturës janë ngritur edhe disa panele mbrojtëse nga errozioni dhe përmbytja e tokave bujqësore.