MENU
klinika

Risitë e Apple

iPhone 12/ Mos prisni kufje dhe karikues!

30.06.2020 - 18:25

Ata që planifikojnë të blejnë iPhone 12 nga Apple, kur të hapin kutitë mund të mos i kenë dy aksesor të njohur: mbushësin dhe kufjet me kabllo.

Kjo, sipas analistit ndërkombëtar për siguri të smartfonëve, Ming-Chi Kuo, i cili shkroi një hulumtim të ri, në të cilin ceket se mbushësi dhe kufjet mund të mos jenë të përfshira në gjeneratën e re të iPhone-it.

Apple po e bën këtë nismë në mënyrë që ta mbajë çmimin e iPhone 12-shit në të njëjtin nivel me iPhone 11.

iPhone 12 pritet të jetë smartfoni i parë i Apple-it me mbështetje të rrjetit 5G.

I njëjti raporton se Apple do e lansojë një mbushës 20W, i cili do të shitet ndaras. Mbushësi do ketë fuqi më të madhe sesa karikuesit e tjera në dispozicion, të cilët gjenden në treg me 5W dhe 18W fuqi.

Për gjigantin teknologjik gjithashtu u raportua se planifikon ta largojë tërësisht portin për mbushës, duke zhvilluar iPhone që mbushet nëpërmjet Wi-Fi’së. Lansimi i tij pritet të bëhet më 2021-ën.