MENU
klinika

Ambicia politike

Ish-kampioni i boksit do që të bëhet president

09.06.2020 - 17:26

Pasi mori gjithçka nga sporti duke u shpallur edhe kampion për peshat e mesme në boks, Manny Pacquiao ka një tjetër synim në jetë: të bëhet president i Filipines. 41-vjeçari raportohet se i ka rrëfyer planet e tij promovuesit të boksit, Bob Arum për të marrë presidencën e vendit të tij në zgjedhjet e vitit 2022.

“Do të drejtoj vendin në vitit 2022 dhe kur të fitoj dua që të jesh në inagurimin tim” – mësohet t’i ketë thënë Pacquiao. Kampioni i boksit botëror të peshave të mesme nuk është një emër i panjohur për sferën politike. Më shumë se një dekadë më parë Pacquiao u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa në vitin 2016 mblodhi mbi 16 milionë vota për t’u bashkuar me senatin e Filipineve.

Manny Pacquiao

Nëse do të ishte i suksesshëm, ish-boksieri do të pasonte Rodrigo Duterte, mjaft i debatuar për mënyrën se si po e drejton vendin. Pacquiao u bë i njohur në vitin 2015, kur sfidoi dhe humbi përballë yllit të boksit Floyd Mayweather.