MENU
klinika

Moderatori flet për ndarjen nga vajza e Agim Bajkos

Iu ul në gjunjë në skenë por u ndanë pak pas fejesës

29.06.2020 - 13:58

Asnjëri prej tyre nuk reagoi deri tani rreth lajmeve për ndarjen. Ardit Roshi foli sot për herë të parë për fundin e fejesës në një intervistë për “ABC News”.

“Nuk do ta bëj atë pyetjen që të gjithë e presin. Mua më intereson një gjë, a je ok, a je mirë tani?”- e pyeti moderatori.

“Shih e shkruaj,”- u përgjigj Ardit Roshi.

“Je mirë?”- shtoi moderator.

“Si të dukem? (qesh)”- përfundoi Roshi, duke treguar që është i lumtur.

Dyshimet për ndarjen e moderatorit dhe Blerinës nisën pasi ata hoqën njëri-tjetri nga Instagram, madje kanë fshirë edhe fotot.

Në janar të këtij viti Arditi i propozoi për martesë partneres së tij në studion e emisionit.

“Përpara se të vijë momenti për mbylljen e mbrëmjes dua një minutë për vete,”- tha ai.

Më pas ftoi në skenë partneren e tij për ti bërë surprizën emocionuese.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar me këtë program. Blerina eja të lutem. Unë jam njeri shumë privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. Mirëmbrëma e di që nuk ke mikrofon dhe nuk flet dot kështu që vetëm më dëgjo,”- tha moderatori.

Ndërsa ndodhej përballë partneres së tij Ardit Roshi i bëri asaj premtim e bukur.

“Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë,”- i tha ai përpara se të nxirrte unazën.

Arditi u ul në gjunjë në mes të skenës dhe më pas i vuri unazën në gisht bashkëshortes së tij të ardhshme.

Pasi Blerina pranoi propozimin çifti u puthën dhe i thanë “të dua” njëri-tjetrit.

“Ju prezantoj me Blerina Bajkon, është e fejuara dhe nusja ime tani,”– u shpreh moderatori.

Për të folur për propozimin dhe për të treguar më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë, Ardit Roshi dhe Blerina Bajko u ftuan në emisionin “Soiree”.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij,”– tha ajo.

Arditi: Unë e dija që ishte kthyer, por nuk i shkruajta. Nuk i shkruajta sepse…tani të lutem.

Blerina: Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta.

Ajo ka treguar më tej se thjesht i shkruajti ‘ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi është padyshim një histori e bukur dashurie.

Nuk dihet ende se çfarë e prishi lumturinë e çiftit dhe arsyen pse thyen premtimet nga njëri-tjetrit.

Ndërsa nuk ka ende një reagim nga ana e tyre për lajmet.