MENU
klinika

Ansambli Kombëtar i Këngës dhe Valleve Popullore

Ja çfarë ka shkruar shtypi i huaj për artistët shqiptarë!

13.06.2020 - 06:06

Ndër vite, Ansambli Kombëtar i Këngës dhe Valleve Popullore, ka marrë mjaft vlerësime edhe nga shtypi i huaj. Nëpër gazetat më në zë të asaj kohe, është shkruar dhe promovuar nga shumë gazetarë të huaj, vlera dhe tradita shqiptare nëpër botë. Gjë, që sigurisht nuk mund të na bëj veçse krenare…

1961 – Kinë –Vietnam

“Çdo valle e ekzekutuar nga AKKVP e RPSH dallohet për gjallërinë dhe dinamizmin. Këngët që interpretoi kori i Ansamblit treguan nivelin e lartë të artit koral në Shqipëri

Pasioni, temperamenti dhe gjallëria , ja cilat janë karakteristikat e valleve popullore shqiptare, që u lanë spektatorëve kinez një përshtypje të paparë.

Solistët Ibrahim Tukiçi, Luçie Miloti jo vetëm që kanë zë të bukur , por janë dhe ekzekutues të talentuar .

Qershor 1963- Algjeri- Marok

“Valltarët tuaj ishin artistë të vërtetë , që me “Vallëzimin e shqipeve” më bënë të përfytyroj shqiponjat në fluturim

Gazeta “Le peuple” Me një koreografi të mbushur me lehtësi, thjeshtësi dhe kënaqësi, valltarët dhe valltaret shqiptare me kostumet shumë të pasura të krahinave të tyre i mahnitën spektatorët

1970 – Francë:

“Mbreme ne France pati ciklon, ishte cikloni Shqiptar”.

“Ai ishte i lehtë si era, por nën këmbët e tij dridhet e gjithë toka”.

“Në asnjë vend të botës, nuk ka mundësi sot, që të dëgjosh e të shikosh këngë e valle popullore kaq spontane, të gjalla, e në të njëjtën kohë, kaq tradicionale”. “E dinim që shqiptarët kanë male të larta, që janë trima, por nuk e dinim që kanë një art të tillë mahnitës”.

1976 – Suedi, Norvegji:

“Sollët zjarr në zemrat tona“

Variacione të çuditshme”.

“Ngjarje e madhe kulturore”.

“Trupë me famë botërore”.

“Arti juaj është njerëzor, art që i këndon jetës, dashurisë.

1980 – Francë:

“Nuk kuptohet qytetërimi ballkanik pa njohur kulturën e popullit tuaj, që me trashëgiminë dhe artistët popullorë, ka bërë atë që historia s’mund ta realizojë kurrë.

1981 – Tunizi:

“Vlera dhe elementë të tillë nuk i kemi hasur dhe nuk i ka asnjë vend tjetër i botës. Ju keni një vend të nderuar në historinë e kulturës boterore”. “Është një art i pastër, fisnik e i mrekullueshëm”.

“Të tërheq harmonia e lëvizjeve në valle”.

“Valle burrërore, por edhe elegante dhe virtuoze”.

“Kostume të mrekullueshme, të qëndisura me art e shije, art që rezaton me teknikën e mrekullueshme të ekzekutimit dhe nivelin e artë profesional, saqë duken të paarritshme”.

“Muzika shqip është një muzikë që të bën për vete”.

1978 – Greqi :

“M’u dha rasti që të shikoj këtë kryevepër që quhet Ansambël Folklorik Shqiptar”.

1978- Itali :

“Ai është art njerezor – kam ndjerë emocione që s’i kam përjetuar që prej 60 vjetësh.

1979 – Turqi:

“Kostumet dhe vallëtarët janë të klasit botëror”.

“Artistët janë mjeshtër të vërtetë dhe njerëzor në karakter, me karakter të fortë”.

1983 – Gjermani :

“Folklor i kthyer pa asnjë të çarë në art”, “Tregëtinë më të madhe të ditës duhet ta ketë bërë dyqani i shitjes së luleve. Lulet që u hodhën në skenë këtë ditë gjatë shfaqjes së Ansamblit Shtetëror Shqiptar do të kishin mjaftuar për të zbukuruar gjithë parkun”,

“Njerëzit në Honovër ishin dëshmimtarë të një feste popullore, të një feste familjare, sepse kjo muzikë nuk është krijuar për të dëgjuar me vëmendje, por për t’u kënduar dhe vallëzuar nga të gjithë”.

1984 –Zvicër:

“Artistët e Ansamblit paraqesin artin tuaj dhe vendin tuaj në mënyrë impresionate dhe shprehin një dinjitet dhe portret kombëtar, që ngjall admirim dhe respekt”.

“Shfaqja juaj është një ngjarje e jashtëzakonshme”.

“Stuhia Shqiptare na dhuroi një natë të pazakontë”.

“Lirika, gëzimi dhe qetësia, luftarakja, burrëria, janë të pranishme në vallet dhe këngët shqiptare”.

“Ansambli është lajmëtari i një populli që e do dhe e ruan folklorin.

Folklori është për këtë popull një pasuri e pazëvendësueshme që ruan identitetin e tij historik, një muzeum tingëllues me valle e këngë të gjalla, ku shqiptarët shprehin krenarinë e tyre”.

“Lajmetari i kulturës së lashtë të vendit të tyre. Ajo që ofroi orteku shqiptar ishtë një ngjarje e madhe për kulturën botërore, të tilla thesare janë vlera që lum ai popull që i posedon”.

“Popull i vogël, thesar i madh”.

1988 – Itali :

“Ansambli Shqiptar më i miri i botës”,

“U befasuam nga niveli i lartë i interpretimit, nga ngjyrat e larmishme, nga origjinaliteti i këngëve polifonike, të cilat ne nuk i kemi parë në asnjë vend të botës.