MENU
klinika

Kostoja e një pamje të kuruar në detaje

Ja sa kushton të dukesh si motrat Kardashian!

11.06.2020 - 12:58

Nëse Kardashians janë inspirimi juaj i bukurisë, është më mirë të keni xhepa të thellë. Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe motrat e tyre thuhet se shpenzojnë shuma të majme në muaj për të mirëmbajtur paraqitjen e tyre.

Thuhet se ato shpenzojnë deri në 130,000 paund në muaj vetëm për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Këtu keni një përmbledhje të shumës që mendohet se motrat shpenzojnë në muaj…

Kim Kardashian – shpenzon 130,000 paund në muaj

Kim, 39 vjeç, është një nga figurat më të famshme në botë. Ajo njihet për linjat e saj trupore dhe për t’u kujdesur për to, Kim ka zgjedhur të trajnohet në shtëpi. Çmimi për këtë shkon deri në 2000 paund në javë.

Gjithashtu, vetëm për ‘spray tan’ (metoda e re për ngjyrë trupi) që i merr nga “Jimmy Coco”, kushtojnë 270 paund për seancë.

Për flokët, ajo shpenzon 400 paund, trajtim të cilin e bën çdo 6 muaj. Artistët e make up-it të Kim janë Mario Dedivanoviç dhe Ariel Tejada, të cilët paguhen deri në 2,000 paund për një ditë të plotë në xhirime.

Chris Appleton është një nga stilistët e preferuar të flokëve të Kim, i cili njihet për koleksionin e tij të mrekullueshëm të parukeve dhe ekstejshën.

Por ajo është gjithashtu një fanse e madhe e Andreë Fitzsimons.

Të dy mendohet se paguhen deri në 1.500 paund në ditë.

Ajo ka përdorur edhe një serum kundër plakjes i përbërë me acid hilauronik, që kushton 270 paund. Për trajtimet e fytyrës ajo shpenzon 6,000 paund.

Kur bëhet fjalë për thonjtë, Kim I rregullon thonjtë çdo 10 ditë, me një kosto prej 400 paund për çdo herë.

Ajo gjithashtu kujdeset për vetullat dhe shpenzon 1000 paund për shërbim në shtëpi.

Khloe Kardashian – shpenzon 114,000 paund në muaj

Khloe bën shumë seanca stërvitjeje personale me trajnerin Don-A-Matrix në shtëpi, i cili mendohet se paguhet deri në 2,000 paund në javë.

Kohët e fundit ajo postoi një video të vetes duke vrapuar me True dhe veshja e saj mendohet të ketë kushtuar 600 paund.

Kur bëhet fjalë për flokët e saj, Khloe është gjithashtu një fanse e Andrew Fitzsimons, e cila mund të marrë deri në 1,500 paund në ditë.

Ajo gjithashtu ka shpenzuar shumë para në zgjatimet e flokëve. Khloe ka punuar me make up artistin Ash K Holm për disa nga fushatat e saj reklamuese dhe fotoshootet. Ash mendohet se është paguar rreth 2,000 paund në ditë.

Khloe shpenzon rreth 800 paund për produktet e lëkurës, për të cilat shpezon 410 paund.

Kylie Jenner – shpenzon 111,000 paund në muaj

22-vjeçarja është një kliente e rregullt e stilistit të flokëve Tokyo Stylez, që fiton rreth 1.500 paund për një shërbim në shtëpi.

Ai është gjithashtu një stilist i njohur për paruket dhe Kylie shpenzon 4,000 paund për produktet e tij.

Për thonjtë, Kylie shpenzon 75 paund. Ajo ka qenë gjithashtu një kliente e artistit të famshëm të thonjve Chaun Legend, i cili mendohet se paguhet 200 paund për një manikyr.

Për fryrjen e buzëve, Kylie shpenzon 135 paund për një takim dhe mendohet se e merr këtë trajtim dy herë në muaj.

Kylie është bërë shoqe shumë e ngushtë me make up artistin Ariel Tejada, i cili mund të paguhet rreth 2,000 paund në ditë për shërbimet e tij.

Kylie ka pranuar se ka mbushës të buzëve, të cilat mund të kushtojnë mijëra paund, por thuhet se ka shpenzuar rreth 30,000 paund më shumë për operacione të tjera.

Kourtney Kardashian – shpenzon  54,000 paund në muaj

Kourtney besohet se shpenzon shumë më pak sesa motrat e saj, por përsëri çmimi kap shifra të larta. 41-vjeçarja ka zbuluar më parë rutinën e saj të lëkurës prej nëntë hapash, e cila kushton rreth 400 paund.

Ndërsa maskat e fytyrës i kushtojnë 150 paund.

Nëna e tre fëmijëve nganjëherë punon me trajnerin personal të Khloe, Don, por edhe me Amanda Lee, e cila mendohet se paguhet 2000 paund në javë.

Kourtney përdor gjithashtu stilistin e flokëve të famshëm Andreë Fitzsimons, i cili mund të paguhet 1.500 paund në ditë.

Kendall Jenner – shpenzon 20,000 paund në muaj

Vetëm për puçrat, supermodelja shpenzon 50 paund. Kendall thuhet se përdor trainer personal, Gunnar Peterson, i cili paguhet 12,000 paund për një plan stërvitjeje gjashtë javorë.

Për flokët, Kendall përdor stilisten Jen Atkin, e cila mund të fitojë 800 paund për vetëm një look të shpejtë në muaj.