MENU
klinika

Flet shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë

Ja sa shqiptarë mund të jenë me Covid-19, nëse do testoheshin të gjithë!

22.06.2020 - 11:19

Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, ka treguar se sa shqiptarë mund të ishin të infektuar me koronavirus nëse do testoheshin të gjithë.

“Në periudhën pas karantinimit po bëhen më shumë testime, por edhe janë shtuar më shumë rastet.

Llogaritet që pacientët asimptomatikë janë 80% ose më shumë.

Nëse ne kemi 10 raste e shumëzojmë me 5 ose 10 rastet e tjerë asimptomatikë.”