MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

“Jam 20-vjeç dhe kam filluar përsëris fjalët kur flas”

10.06.2020 - 09:25

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pershendetje.Jam 20 vjeqe dhe papritur kam filluar të ripërsëris disa fjalë gjatë të folurit , më së shumti përsëris fjalët që kanë zanore nuk e di nëse ky quhet belbim. Po ashtu e kam të vështirë të filloj të shqiptoj ndonjë fjalë , unë e di se qka duhet dhe dua të them por nuk mund ta filloj ta shqiptoj atë.Pyetja ime është se cilat janë shkaqet e shfaqjes të këtij problemi , dhe qka mund të bëj për ta përmirësuar këtë gjendje? Shpresoj të më ktheni përgjigje. Gjitha të mirat.

Mjeku: Para se gjithash do t’ju sygjeroja nje konsulte me logopedistin per te indetifikuar shkakun e problemit tuaj. Nga sa keni shkruar mendoj se behet fjale per belbezim i cili shfaqet pikerisht me riperseritje te fjaleve apo pjeseve te tyre, me bllok ose e thene ndryshe pamundesi per te shqiptuar nje fjale edhe pse ju mund ta konceptoni qartesisht ate. Paraprakisht po ju rekomandoj disa menyra qe ju vete mund ti praktikoni per te ndihmuar ne reduktimin e belbezimit.

-Perqendrohuni ne frymemarrjen tuaj – para nje nderveprimi shoqeror apo nisjes se nje bisede, beni nje perpjekje per tu clodhur dhe per te marre fryme.

Frymemarrja e thelle ndihmon ne uljen e presionit te gjakut dhe rritjen e rrjedhjes se gjakut te pasur me oksigjen ne te gjithe trupin, ne kete forme zvogelohet ankthi i cili mund te kete nje efekt te konsiderueshem ne belbezim.

– Perqendrohni ne mbajtjen e nje ritmi te ngadalte te te folurit dhe mos harroni qe te beni nje pauze mes fjaleve dhe fjalive, i foluri i shpejte mund te beje qe te ndiheni me shume ne ankth dhe te rris mundesine per belbezim.

– Flisni me nje ritem te caktuar;- mundohuni te mbani nje ritem te caktuar gjate te folurit,kjo mund te permiresoje rrjedhshmerine.

– Perdorni gjestikulacionet, nese kanalizoni energjine ne perdorimin e gjestikulacioneve kjo mund te reduktoje dukshem belbezimin pasi ul nivelin e ankthit.