MENU
klinika

Bardhezinjtë në garë me Inter e Lazio

Juve i kalon të gjithë, 32 mln euro për Kumbullën

06.06.2020 - 12:37

Që Marash Kumbulla është futbollisti më i kërkuar jo vetëm në Serie A, por edhe në ligat e tjera europiane, kjo shihet nga lajmet që vijnë nga vendi fqinj thuajse cdo ditë ludhur me të. Por së fundmi, “La Stampa” raporton se ka marrëveshje mes Veronës dhe Juventusit.

Bardhezinjtë kurrsesi nuk mund të linin të ikte një xhevahir i tillë dhe duket se kanë hyrë kokë e këmbë në këtë operacion kur morën vesh se Lazio dhe Inter janë pranë tij. Operacioni i blerjes është 32 milionë euro, me Kumbullën që do i akordohet një kontratë për 5 vitet e ardhshme.

Juventus do të marrë një mbrojtës të ri, pasi Chiellini e Bonucci po përjetojnë momentet e fundit të karrierës. Kumbulla është shumë i pjekur për moshën, që vepron me maturi në fushë dhe jashtë saj. Cilësi që Juventus i vlerëson shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”