MENU
klinika

Franklin Delano Rusvelt

Kampioni i demokracisë në karrige me rrota…

22.06.2020 - 06:10

Kur Japonia bombardoi Pearl Harbour më 7 dhjetor 1941, Franklin Delano Rusvelt ishte duke shërbyer në mandatin e tij të tretë presidencial si president i SH.B.A-së – i vetmi president që shërbeu më shumë se dy mandate.

Ai kishte fituar popullaritetin si njeriu që nxorri SHBA-në nga Depresioni; ai udhëhoqi SH.B.A-në përgjatë Luftës së Dytë Botërore, duke luajtur kështu një rol të madh në mposhtjen fuqive të Boshtit dhe përcaktimin e fatit të botës pas luftës.

Franklin Delano Rusvelt lindi më 30 janar 1882 në një familje të pasur të Nju Jorkut dhe ishte kushëriri i Teodor Rusvelt. Në 1903 pasi kishte mbaruar studimet për histori në Harvard ai filloi studimet për drejtësi në Universitetin e Kolumbias.

Gjithmonë një demokrat, Rusvelti hyri në politikë në vitin 1910, kur fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut. Ai dha mbështetjen e tij për Uodrou Uillson, i cili, si president i SH.B.A-së, e emëroi Rusveltin si Ndihmës Sekretar të Marinës.

Ky post i dha Rosevelt përvojë të vlefshme detare dhe administrative, dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ai fitoi edhe më shumë përvojë në planifikimit detar ushtarak.

Në vitin 1921 Rosvelti u diagnostikua me poliomelit dhe u bë plotësisht i paralizuar. Ai bëri një shërim të ngadaltë por kurrë nuk rifitoi përdorimin e këmbëve të tij. I Inkurajuar dhe asistuar nga gruaja e tij, Eleanor, ai luftoi për të rifilluar karrierën e tij politike dhe në vitin 1928 u zgjodh Guvernatori i Nju Jorkut.

Një vit më pas Wall Street Crash shënoi fillimin e një kohe të gjatë depresioni ekonomik në SH.B.A, dhe botë. Rosevelti vrapoi si kandidat Demokratik presidencial, duke premtuar një program intervenues i “lehtësimit, shërimit dhe reformës”. Zgjedhur në vitin 1932, ai paraqiti një legjislacion progresiv, i njohur si Kursi i Ri, i cili mundësoi shumë nevojën sociale të mirëqenies.

Ai gjithashtu inicioi të famshmen “Fatside chats”, ku ai foli direkt me kombin nëpërmjet transmetimeve radiofonike. Nga tani ai dispononte një popullaritet të jashtëzakonshëm, Rusvelti u shpërblye me një fitore të dytë në 1936.

Nga fundi i viteve 1930, me Depresionin që pothuajse po zhdukej, politika e jashtme u bë çështje më e madhe në SH.B.A… Rusvelti gjithmonë kishte mbrojtur një politikë e gatishmërisë ushtarake dhe ai e pa qartë kërcënimin e paraqitur nga Gjermania Naziste dhe Japonia.

Mirëpo, qëndrimi i vendit, që nga 1920, ishte izolacionist, dhe Kongresi kishte kaluar Aktin e Neutralitetit në vitin 1935, një akt që i kushtohej neutralitetit të plotë të për SH.B.A-së.

Megjithatë, kur Britania deklaroi luftë kundër Gjermanisë në vitin 1939, Rusvelti deklaroi se edhe pse SH.B.A mund të mbetet neutrale, nuk mund të mbetet joaktive.

Ai e bindi Kongresin të mbështesnin përpjekjet e aleatëve me parullën “të gjithë në ndihmë të luftës “, ndërsa në të njëjtën kohë forcohej mbrojtja e SH.B.A.- së. Rusvelti shtoi kontributin e SHBA nga duke ofruar luftanije në këmbim të bazave detare, dhe në një nga fireside chats i kërkonte publikut amerikan të merrte në konsideratë përfshirje të mëtejshme.

Një nga lëvizjet e para të Rusveltit në mandatin e tij të tretë historik si president ishte për të kaluar aktin e huazimit (Leand-Lease Act), i cili i lejoi Shtetet e Bashkuara tu jepnin ndihmë ushtarake Britanisë, Kinës, dhe Bashkimit Sovjetik. Në gusht të 1941 Rusvelti u takua me Kryeministrin britanik Uinston Çërçill në të parin nga shumë takime ndërmjet tyre përgjatë luftës.

Ata firmosën Kartën së Atlantikut një kartë prej 8 pikash e me synimet për botën e pasluftës. Ata gjithashtu iu zotua vendeve të tyre se “do të shihnin shkatërrimin e plotë të tiranisë naziste”.

Shumë amerikanë e panë Luftën e Dytë Botërore si një çështje evropiane, por kishte një tjetër kërcënim për neutralitetin amerikan – Japonia. Në vitin 1940 Japonia u bashkua me fuqitë e Boshtit dhe rrjedhimisht marrëdhëniet midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan.

Rusvelti ishte në dijeni të armiqësive së Japonisë dhe në vitin 1941 uli furnizimet amerikane të naftës në Japoni, duke vazhduar diplomatikisht negociatat. Megjithatë, më 7 dhjetor, 1941, Japonia sulmoi Pearl Harburin, gjendja shpirtërore e vendit ndryshoi krejtësisht dhe Rusvelti tani kishte mbështetjen e plotë.

Ditën tjetër në një fjalim në Kongres, ai përshkruar 7 Dhjetor e famshëm si një “ditë e turpshme “dhe deklaroi luftë ndaj Japonisë. Pak ditë më vonë Gjermania dhe Italia i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara.

Me SH.B.A tani në luftë, Rusvelti menjëherë u bë një Komandant i Përgjithshëm shumë aktiv, emëroi komandantët ushtarkë dhe punoi me strategji. Përkundër sulmit në Pearl Harbur, Rusvelti prioritizoi humbjen e Gjermanisë duke përqendruar kështu fitoren në Evropë dhe, emëroi Gjeneralin MekArtur për të drejtuar luftën e Paqësorit.

Për të realizuar këtë objektiv ai mbajti një seri takimesh me Uinston Çëçillin dhe udhëheqësit e tjerë aleatë, në Kajro, Teheran dhe Kasablanka, në të cilat u vendos progresi i luftës. Teksa lufta po favorizohej nga aleatët, Çërçilli dhe Rusvelti diskutuan planet për pushtimin e Francës.

Të dy burrat ishin jo gjithmonë në marrëveshje: Rusvelti favorizoi një pushtim të drejtpërdrejtë të Francës; Çërçilli preferonte një më të tërthortë nga Mesdheu. Por në fund ishin planet e Rusveltit që u miratuan dhe ai emëroi gjeneral Duajt D. Ajsenhauerin për të udhëhequr komandën aleate.

Për këtë qëllim ai mbajti një aleancë të ngushtë me të gjitha kombet aleate, duke punuar edhe me udhëheqësin sovjetik Josef Stalin dhe udhëheqësin kinez Çang Kai-Shi.

Që në dhjetor 1941 Rusvelti po planifikonte për botën e pasluftës, dhe në Deklaratën e Kombet të Bashkuara u hodhën themelet për Kombet e Bashkuara moderne, të cilat u ngritën në vitin 1946. Edhe pas vdekjes së Franklin Rusveltit Eleanor Rusvelt e vazhdoi punën e të shoqit duke hartuar Deklaratën e OKB-së së të drejtave të njeriut.

Lufta po i mundonte shumë Rusveltin dhe deri në vitin 1944 shëndeti i tij u përkeqësua shpejt. Megjithatë, ai ishte në shëndet të mirë për të siguruar një mandat të katërt në zyrën e presidentit amerikan, dhe ndoqi Konferencën e Jaltës në vitin 1945 ku “The Big Three” (Tre të Mëdhejtë) vendosën Europën e pasluftës.

Me këtë kohë ai ishte i rraskapitur dhe vuante nga arterioskleroza e avancuar. Franklin Delano Rusvelt vdiq më 12 prill 1945, më pak se një muaj para se gjermanët të dorëzoheshin dhe fitorja të arrihej në Europë.

Referenca:

Edward Smith, FDR

Holmes, World War II The Definitive Visual Guide

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit