MENU
klinika

...nuk do të blejë kurrë veshje 500 euro

I ka kushtet, por…

30.06.2020 - 07:16

Sa herë shfaqet në publik dhe në postimet në rrjetet sociale, Irma tërheq vëmendjen me stilin e saj që mund të ngatërrohej edhe me një blogere.

Por këngëtarja e dashur për publikun shqiptar në një intervistë në ‘Jo vetëm modë’ ka treguar se nuk do të blejë kurrë një veshje që kushton shtrenjtë.

Për këngëtaren e rëndësishme që veshja e saj të jetë brenda një cilësie të mirë si materiali dhe qepja.

Pjesë nga intervista me Orinda Hutën në Jo Vetëm Modë:

Orinda Huta: Për veshjen harxhon shumë?

Irma Libohova: 500 euro, nuk lajthis o Orinda. Të them të drejtën!

Orinda Huta: Nuk shkon asnjëherë tek këto çmime?

Irma Libohova: Tek të shtrenjtat jo!

Orinda Huta: Po pse? Ti i ke të gjitha mundësitë?

Irma Libohova: Po i kam. Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra.

veshje Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Nesër’, mbrëmje humanitare

Inva Mula dhe 50 artistë të tjerë bëhen bashkë