MENU
klinika

Gjetje gjeniale

Mjeshtri krijon këpucët që mbajnë distancimin social

02.06.2020 - 17:09

Një ide fantastike mund të quhet ajo e një këpucari që ka krijuar një palë këpucë të çuditshme.

Por ato vlejnë, sipas tij, për të respektuar distancimin social kur del në ambiente të populluara.

Ky është Grigore Lup, nga qyteti i Cluj i Rumanisë, dhe ka krijuar këpucën me nr. 75, sipas masës europiane

“Shumë njerëz me dashje ose jo, nuk po respektojnë rregullat e distancës sociale”, tha Lup, i cili ka bërë këpucë lëkure për 39 vjet.

“Unë shkova në treg për të blerë fidane për kopshtin tim. Nuk kishte shumë njerëz atje, por ata qendronin afër njëri tjetrit. Mendoni që nëse dy njerëz do mbanin veshur këto këpucë dhe do të qendronin përballë njëri-tjetrit, do të kishte pothuajse një e gjysmë metër midis tyre”, ka thënë ai.