MENU
klinika

Detajet e ligjit të ri për Hong Kongun

Kina do të ketë fuqi gjithëpërfshirëse. Rrit shqetësimet në arenën ndërkombëtare

21.06.2020 - 15:46

Kina do të rrisë kontrollin në Hong Kong nëpërmjet ligjit të ri të sigurisë kombëtare, sipas detajeve të publikuara gjatë fundjavës, që sinjalizuan ndryshimin më të madh të mënyrës së jetesës në qytet, që kur u kthye në qeverisjen kineze në vitin 1997.

Ligji i ri ka alarmuar qeveritë në të gjithë botën, si dhe aktivistët në Hong Kong, që shqetësohen se Pekini po cënon pavarësinë që i’u dha territorit kur u “shkëput” nga qeverisja britanike. Sipas detajeve nga agjencia zyrtare e lajmeve Xihnua, Hong Kongu do të themelojë një këshill kombëtar të sigurisë, për të përforcuar ligjin, të drejtuar nga liderja e qytetit Carrie Lam dhe të mbikëqyrur nga një komision i ri qeveritar i krijuar nga Pekini.

Njësi të reja të policisë dhe prokurorisë do të krijohen për të hetuar dhe zbatuar ligjin, njësi që do të mbështetet nga autoritete kineze të sigurisë dhe inteligjencës. Carrie Lam do të ketë fuqinë për të caktuar gjykatës që të zhvillojnë seanca të lidhura me sigurinë kombëtare, diçka që ka tensionuar investitorët, diplomatët dhe liderët e bizneseve në Hong Kong. Zyrtarët në Pekin dhe Hong Kong janë përpjekur të sigurojnë investitorët se ligji i ri nuk do të cënojë pavarësinë e qytetit, por do të shënjestrojë një minoritet të personave që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Xinhua raportoi se të drejtat njerëzore dhe të fjalës do të mbrohen. Detajet u publikuan pas një takimi 3-ditorë të organit më të lartë të vendimmarrjes në parlamentin kinez. Nuk është ende e qartë nëse ligji do të hyjë në fuqi, por analistët politikë presin që të ndodh më 6 Shtator. Xihnua shtoi se sipas ligjit, asnjë institucion, organizatë apo individ në Hong Kong nuk duhet të përfshihet në aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Kjo pritet të ngrejë shqetësime për disa grupe fetare, të të drejtave të njeriut dhe organizata të mbështetura nga jashtë, që janë themeluar prej kohësh në Hong Kong, por nuk janë të mikpritura në Kinë. Kina ka bërë të ditur se synon të ndalojë aktivitetin separatist, përmbysjen e pushtetit, terrorizmin dhe përplasjen me forcat e jashtme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku epidemiolog nxjerr studimin e huaj dhe jep dy lajme të mira

“Kina gënjeu për kurbën e koronavirusit, ja harku kohor i virusit. Tani, forca e tij…”

CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”