MENU
klinika

Abuzimi me 15 vjeçaren

‘Kokëulur’ në sallë, gjykata lë në burg rojën e shkollës dhe 3 bashkëpunëtorët

02.06.2020 - 13:38

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për rojen e shkollës, Abas Dokun dhe 3 të rinj të tjerë të akuzuar për përdhunimin e vajzës minorene, vetëm 15 vjeë në Babrru. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka folur në sallë, ndërsa gjykata nuk ka pranuar as masën më të butë që kërkuan avokatët mbrojtës.

Psikologia që ishte në sallë theksoi faktin që të miturit nuk ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore

Më herët, Abas Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të abuzuar të miturën u shfaqën kokulur në gjykatë.

Abas Doku abuzonte me të miturën që kur ishte roje shkolle aty ku studionte dhe vajza, më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

Prej kohësh e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim teksa Policia reagoi duke shoqëruar Abas Dokun por duke zbuluar edhe 3 të rinjtë bashkëpuntorë.