MENU
klinika

Kontakte të zyrtarit të klubit të Butrinti

Konfirmohen 4 raste me Covid-19 në Sarandë

28.06.2020 - 07:18

Katër raste të reja janë konfirmuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës. Të infektuarit e rinj, janë kontakte të afërta me rastin e publikuar më parë.

Bëhet fjalë për një zyrtar të klubit të futbollit të Butrintit.

Mësohet se ditën e sotme janë marrë 22 tamponë nga DVSHP Sarandë, dhe nga këta kanë rezultuar pozitiv vetëm katër persona.

Ata janë pikërisht prindërit dhe dy shokët e zyrtarit të infektuar më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 61 raste të reja. Harta është zgjeruar në 19 qytete.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 12 prej tyre janë në terapi intensive. Gjithashtu është raportuar se kanë humbur jetën 2 persona dhe ka shkuar në 53 numri i viktimave.