MENU
klinika

Uilliam Bastardi

‘Kopili’ më i suksesshëm në historinë e pushtimeve evropiane…

25.06.2020 - 06:01

Në Angli gjatë shekullit të 11-të, ishte e zakonshme për njerëzit e famshëm t’u jepeshin pseudonime, shpesh vizualisht përshkruese, për t’i dalluar ata nga të tjerët me të njëjtin emër. Kështu, një njeri u quajt Edmondi i Fortë; një tjetër, Harold Flokëdrejti. Ndonjëherë, pseudonimet tregonin aspektet e karakterit ose personalitetit të tyre, të tilla si Ethelredi i Pavendosur.

Por ndoshta pseudonimi më fatkeq ishte Uilliam Bastardi, njëri nga fëmijët e Robert Madhështorit, duka i Normandisë. Uilliami ndoshta edhe mund të prekej në lidhje me pseudonimin e tij, por çdo gjë do të ndryshonte jo vetëm për pseudonimin e tij por edhe për historinë europiane pasi ai të zbarkonte në Angli në 1066.

Suksesi i tij atje i dha një pseudonim më miklues: Uilliam Pushtuesi. I lindur si fëmijë jashtë martese në 1027 mes dukës së Normandisë, Robert Madhështorit dhe Arletës, vajza e një regjësi lëkurash në Falajs (territor në veri të Francës).

Nga viti 1034 baronët e Normandisë filluan ta njohnin Uilliam Bastardin si trashigimtarin e Robertit. Uilliami do ta provonte se ai ishte me të vërtetë një kandidat i denjë për fronin e të atit pasi shtypi një revoltë të feudalëve në 1035 e nxitur edhe nga largimi i Robertit për një pelegrinazh në Jerusalam ku edhe u vra.

Mjaft energjik dhe ambicioz Uilliami mundi të hipte në fronin e dukatit të Normandisë vetëm në sajë të ndihmës nga Henri I, Mbret i Francës.

Revolta dhe trazira të tilla lokale ishin të pranishme në të gjithë Francën por matanë La Manshit ishte diçka komplet tjetër. Në këtë pikë mund të jetë e dobishme një dalje jo e vogël nga tema për të sqaruar krizën monarkike të ishujve britanikë, pasi ato luajtën një rol kyç në karrierën politike dhe ushtarake të Uilliamit.

Duka Uilliam pretendonte fronin anglez dhe u vetëkurorëzua me sukses në betejën e Hastingsit, ndonëse ishte fëmijë i paligjshëm.
Në vitin 1013, pas një lufte 10 vjeçare, Anglia anglo-saksone u pushtua nga danezët të udhëhequr nga Sveni I dhe dhe i biri Kanuti. Mbreti Ethelred, i pavendosuri i Ueseksit (territor në Britani) autoriteti më i lartë anglo-sakson ia mbathi në Normandi. E shoqja ishte e bija e dukës së Normandisë.

Një vit më vonë, Ethelredi vdiq teksa përpiqej të rimerrte Anglinë. I biri, Euardi i Fortë, e vazhdoi luftën por vdiq shpejt, dhe Kanuti u bë mbret i padiskutushëm i Anglisë. Trashigimtarët e Kanutit luftuan me njëri-tjetrin dhe së fundmi fronin e mori, Harthakanuti. Harthakanuti nuk kishte fëmijë dhe kushëriri i tij më i afërt ishte gjysmë-vëllai, Eduardi që jetonte në mërgim. Eduardi ishte trashigimtari logjik.

I ati i Eduardit ishte Ethelredi i Pavendosur, ndërsa e ëma ishte Ema, halla e madhe e dukës Uilliam Bastardit të Normandisë dhe vejushë e Ethelredit dhe Kanutit.

Harthkanuti e ftoi në Angli të mërguarin që vetë të parët e tij e kishin imponuar të largohej. Eduardi u zgjodh mbret i Anglisë nga Uitani, këshilli i fisnikëve anglezë, pas vdekjes së Harthkanutit. Me ardhjen e tij në pushtet duka i Goduinsonit dhe i biri i tij Harold Goduinsoni u rebeluan ndaj mbretit dhe u detyruan të mërgojnë, më vonë Eduardi i fali por Haroldi vazhdoi të thurte intriga në Uitan për të marrë kontrollin e mbretërisë.

Eduardi i moshuar nuk kishte fëmijë dhe nuk donte që Haroldi të trashëgonte fronin, ishte tepër verior. Vitet që kishte kaluar në Normandi e ishin bindur Eduardin se Skandinavia, ndonëse ishte bërë e krishterë, ishte e prapambetur. Ai besonte se e ardhmja ishte kultura e Francës e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Eduardi vdiq në janar 1066 pa lënë trashigimtar. Duka Uilliam i Normandisë ishte kushëriri i Eduardit, ndaj vendosi ta kërkonte fronin e Anglisë ndonëse ishte fëmijë i paligjshëm.

Uilliami pretendonte se Eduardi i kishte premtuar fronin në vitin 1052 dhe se kunati i Eduardit (Harold Goduinsoni) i kishte premtuar se do ta mbështeste kur ishte mbytur anija në Normandi, kjo e fundit në 1064.

Por pas vdekjes së Eduardit nisi të grumbullojë një ushtri për të vënë në jetë pretendimin e tij. Duka norman gjeti vullnetarë nga gjithë Europa Perëndimore, që iu përgjigjën rekrutimit feudal.

Në librin e tij “Warfare in Feudal Europe, 730-1200”, John Beeler vlerëson se, me ekspeditën e Uilliamit për pushtimin e Anglisë u bashkuan rreth 3 000 kalorës, 4 000 heshtarë këmbësorë dhe 1 000 shigjetarë.

Sixhadeja Bayeux, pamje nga luftimet e betejës së Hastingut.
Uilliami zbarkoi në Angli me 28 shtator 1066 dhe e përballi Haroldin besëprerë në kodrat e Hastingut me 14 tetor. Dokumentimi më i mirë i kësaj beteje ilustrohet në soxhadenë e Bajuksit që është një cohë e qendisur me përmasa 50 cm x 70 cm. (E cila shpjegon ngjarjet që çuan në pushtimin norman të Anglisë në vitin 1066 si dhe vetë pushtimin).

Pas fitores spektakolare në këtë betejë që vendosi fatin e Anglisë dhe e la Haroldin të vrarë, Uilliami edhe pse akoma mbret shkoi në Londër ku u prit nga peshkopi i Kanterburit.
Më në fund ai u kurorëzua monark suprem i Anglisë dhe Normandisë me 25 dhjetor 1066. Gjatë mbretërimit të Uilliamit ndodhën shumë ndyshime.

Një pamje nga sixhadeja Bayeux, ku Uilliami paraqitet mbret i Anglisë.
Ai porositi të bëhej Domesday Book (Regjistri i Kadastrës) përpjekja e parë për një regjistrim të popullsisë. Ai ndryshoi gjuhën e oborrit në normano-franceze. Gjuha anglo-saksone, që më vonë do të bëhej anglishtja.

Uilliami ishte martuar me kushërirën e tij, Matildën e Flandrës, kundër dëshirës së papës. Së bashku ata patën katër djem dhe gjashtë vajza.

Uilliam Bastardi lindi kopil por vdiq pushtues në moshën 59 vjeçare pranë Ruenit, në Francë në moshën 9 vjeçare. Ka diçka komike nga tragjedia e këtij gjigandi të papërsëritshëm në historinë angleze që ngjau në funeralin e tij.

Thuhet trupi i tij ishte aq i shëndoshë sa arkivoli nuk e nxinte, kur peshkopët u përpoqën që ta fusnin trupin në sarkofag, ai kërceu duke mbushur kishën me një erë kaq të fëlliqur, saqë të gjithë përcjellësit e te vdekurit u shpërdanë.

Referenca
Harper, Encyclopedia of Military Biography

Ashley Maurice, The Life and Times of William. London, 1973.

Lemmon, C.H, The Field of Hastings. St Leonards on the Sea, 1969.

Walker, David, William the Conqueror. Oxford, 1968.

Beeler, John, Warfare in Feudal Europe, 730-1200”, John Beeler.