MENU
klinika

Vazhdon përhapja

Korçë/ Dy mjekë dhe një infermiere me Covid

27.06.2020 - 08:21

Vazhdon rritja e rasteve me të infektuar nga Covid-19. Janë konfirmuar me koronavirus edhe 3 persona të tjerë në qytetin e Korçës, 1 mjek dhe dy infermierë.

Pasi iu nënshtruan analizave të testimit mjeku dhe 2 infermierët rezultuan pozitiv.

Ndërkohë priten përgjigje edhe për persona të tjerë të cilëve u janë marrë tamponët.

Dyshohet se personeli mjekësor në Krocë është infektuar nga 80 vjeçarja e konfirmuar pozitive në QSUT.