MENU
klinika

Forca policore në kërkim të autorit

Krim i dyfishtë në Krujë, dyshohet për hasmëri

05.06.2020 - 07:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në një fshat të Krujës. Mësohet se dy vëllezër janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Ngjarja është shënuar në fshatin Gramëz, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e këtij krimi, por dyshohet se shkak i krimit të dyfishtë të ketë qenë hasmëria.

Mësohet se viktimat janë Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjec.

Si dhe bëhet me dije se policia ka identifikuar autorin e këtij krimi. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Roland Pula 32 vjeç, nga Kruja.

Ndërkohë Policia bën me dije së është gjetur dhe automjeti i 32 vjeçarit Pula.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa punohet për arrestimin e autorit.